Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich ka marrë një lajm tronditës.
Njeriu kryesor në klub është drejtori sportiv Matthias Sammer ka probleme shëndetësore.
48-vjeçari ka probleme në qarkullimin e gjakut në tru dhe kjo gjë e ka shqetësuar jashtë mase Bayernin.
Ka qenë vetë klubi i Bayernit që ka konfirmuar lajmin për sëmundjen e Sammerit.
“Drejtori i Bayernit vuan nga një problem i vogël i qarkullimit të gjakut në tru, por që nuk përbën asnjë problem, sepse masa e krijuar do të hiqet e gjitha”, ka deklaruar mjeku Roland Schmid.
Ndërkohë për sëmundjen e Sammerit ka folur edhe bosi i skuadrës Karl Heinz Rummenige.
“Matthias do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për t’u riaftësuar. Por e rëndësishme është që tani të mendojmë për shëndetin e tij”, ka thënë Rummenige. /Telegrafi/