Kryesia mban mbledhje, në rend dite sërish Projektligji për Trustin
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj sot mbledhjen e radhës.
Mbledhja do të nis në orën 11:00, ndërkaq në rend dite janë disa pika.
Në mesin e shumë pikave në rend dite janë edhe përgatitjet për seancën e re plenare si dhe disa pika nga seancat e papërfunduara.
Pikë e rendit të ditës për seancën e ardhshme të Kuvendit është edhe debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.
Po ashtu në rend dite sërish është "Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116".
Rendi i plotë:I. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill2022:11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:7. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj, 6 dhe 14 qershor 2022:10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e filluar më 16 qershor 2022:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për Markat Tregtare,7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja,8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shënjestruara,11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,16. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,17. Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë,19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.VIII. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 (me vendim të Seancës është caktuar më 23.06.2022),5. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit,7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.IX. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Telegrafi/


