Zyra për media e Kuvendit të Kosovës njoftoi se të mërkurën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
Mbledhja e Kryesisë do të fillojë në orën 11:00 dhe do t’i ketë disa pika të rendit të ditës.
Ky është rendi i ditës i Kryesisë së Kuvendit:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
- Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
- Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
- Përgatitjet për seancë të re:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Foto: Arkiv