Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të udhëtojë nesër për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në kryeqytetin shqiptar.
Kështu thuhet në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryetarit të Kuvendit.
“Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë. Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/