Kryeministri i Libanit ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar të “veprojë shpejt” dhe të “zbatonte një armëpushim të menjëhershëm”.
Në një mesazh në platformën X, Najib Mikati i referohej sulmeve të sotme izraelite në Bejrut, duke thënë se populli në kryeqytetin libanez “ka duruar shumë sot, si gjithmonë që ka mbajtur barrën më të madhe për tërë Libanin”.
Mikati bëri komentet menjëherë pas njoftimit të Benjamin Netanyahut se një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun do t’i paraqitej kabinetit izraelit.
“Unë po shikoj të gjitha frontet njëkohësisht. Prandaj, do të paraqes para kabinetit një plan të armëpushimit me Libanin”, deklaroi kreu i qeverisë izraelite.
“Koha e armëpushimit varet nga ajo që ndodh në Liban. Nëse Hezbollah përpiqet të na sulmojë, nëse e armatos veten dhe rindërton infrastrukturën pranë kufirit, ne do të sulmojmë”, pohoi 75-vjeçari.
Ai vazhdon duke thënë se është “koha e duhur për një armëpushim” për tri arsye: kërcënimi iranian, rifreskimi i forcave izraelite dhe izolimi i Hamasit.
“Një marrëveshje e mirë është një marrëveshje që zbatohet dhe ne do ta zbatojmë atë”, shtoi Netanyahu.
Ndryshe, Izraeli muaj më parë ka nisur një ofensivë ushtarake kundër militantëve libanez të Hezbollahut, të cilët iu bashkëngjiten sulmeve të Hamasit. /Telegrafi/
ان استهداف بيروت بشكل خاص يثبت حقد العدو عليها
إن المجتمع الدولي مطالب بالعمل سريعا على وقف هذا العدوان وتنفيذ وقف فوري لاطلاق النار.
وتبقى في الختام تحية خاصة الى أهل بيروت التي تحملت الكثير هذا النهار، كما تحمّلت على الدوام الحمل الاكبر عن كل لبنان.#lebanon— Najib Mikati (@Najib_Mikati) November 26, 2024