Site icon Telegrafi

Kryeministri i Izraelit, Netanyahu: Ky është vetëm fillimi, do ta zhdukim Hamasin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe konfliktit me militantët e Hamasit.

I pari i qeverisë së Izraelit deklari se ushtria po kryen sulme të papara ndaj armiqve dhe ky është vetëm fillim i fundit të Hamasit.

Lexo po ashtu Sikur në video-lojërat "CS:GO" apo "War Zone" - Pamje nga kundërsulmi i izraelitëve ndaj Hamasit

“Ne po godasim armiqtë tanë me një fuqi të paparë – ky është vetëm fillimi”, tha ai.

Netanyahu shton se Izraeli po mbledh “mbështetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare”, raporton skynews.

“Ne do ta zhdukim Hamasin dhe do të sjellim fitoren”, pohoi kryeministri izraelit.

Lexo po ashtu Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban - publikohen pamjet e lëndimit të disa gazetarëve

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka folur me familjet që kanë humbur të dashurit dhe Izraeli “nuk do t’i harrojë kurrë këto akte të tmerrshme të armiqve tanë”.

Ndryshe, Izraeli ka filluar një kundërofensivë ndaj militantëve të Hamasit, pasi kjo e fundit sulmoi papritur shtetin izraelit. /Telegrafi/

Exit mobile version