Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Se raportet ndërshtetërore Kosovë-Austri janë të mira, e tregoi edhe pritja e presidentes Osmani, saktësisht përshëndetja ndërmjet presidentes dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Schallenberg, ku ky i fundit i puthi edhe dorën.
Schallenberg do ta takohet edhe kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas takimit me Gërvallen, do të ketë një konferencë të përbashkët për media. /Telegrafi/