Site icon Telegrafi

‘KRU Prishtina’ njofton për nivelin e ujit në liqenet e Batllavës dhe Badocit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin e kapërderdhjes, përcjell Telegrafi.

“Ruajtja dhe mbrojtja e burimeve të ujit, gjithnjë e domosdoshme! Niveli i ujit në liqenin e Batllavës vazhdon të jetë i njëjtë, ende në kapërderdhje, pra në kuotën 635 metra. Derisa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 644.90 metra mbi nivelin e detit ose 4.95 metra nën nivelin e kapërderdhjes. Uji është jetë! Ta ruajmë sot, që ta kemi gjithnjë!”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version