Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit.
Sipas KRU-së, gjendja është nivelin e kapërderdhjes.
“Të dashur konsumatorë duke besuar që keni kaluar një fundjavë të mirë, ju njoftojmë sot me gjendjen e liqeneve akumuluese sipërfaqësore. Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.20 metra mbi nivelin e detit ose 9.65 metra nën kapërderdhje. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.96 metra mbi nivelin e detit ose 6.04 m nën kapërderdhje”, njofton kompania. /Telegrafi/