Site icon Telegrafi

KRU “Prishtina” kërkon nga qytetarët të përmbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit

KRU “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët të përmbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

Në njoftim thuhet sukseset e kësaj kompanie janë vazhdimisht në rritje.

“Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht. Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë. Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 2 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet “Paguani faturat e ujit! Qëndroni larg ndëshkimeve të shkyçjes dhe dërgimit të lëndës te përmbaruesit privat”.

Gjithashtu, theksohet se po vazhdon vëzhgimu i konsumatorëve ilegal dhe borxhlinjve të ujit.

“Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm”./Telegrafi/

Exit mobile version