Fotografi të pazakonta shfaqin luftën e ashpër mes anakondës mbi tetë metra të gjatë dhe krokodilit, në ujërat e turbullta të Amazonës.
Fotografi Kevin Dooley, 58-vjeç, po shijonte sandviçin e tij në pjesën trupore në Pantanal të Brazilit, ku pa betejën e ashpër me krokodilit dhe anakondës, transmeton Telegrafi.
Megjithatë edhe pse krokodili arrin t’i ngul dhëmbët e mprehtë në qafën e anakondës, ky gjarpër gjigant mbështjell trupin në reptilin e rrezikshëm.
Sipas autorit të fotografive, duket se krokodili nuk i ka bërë ballë “përqafimit” të anakondës, pasi është dorëzuar dhe është parë pa shenja jete në ujë. /Telegrafi/