Site icon Telegrafi

Kroacia 0-0 Spanja, notat e lojtarëve në finalen e Ligës së Kombeve

(Foto: Getty Images)

Kroacia dhe Spanjë u ndanë baras në kohën e rregullt dhe gjatë vazhdimeve në finalen e Ligës së Kombeve, ndërsa në fund La Roja fitoi me ekzekutimin e penalltive.

Ekipi ballkanik pati më shumë nga loja, ashtu që ka marrë notë mesatare lehtë më të lartë se skuadra kundërshtare.

Portieri spanjoll, Unai Simon, i cili ishte vendimtar duke mos lejuar t’i prekej porta gjatë ndeshjes dhe duke i pritur dy penallti në fund, është futbollisti me vlerësimin më të lartë, i ndjekur ngushtë nga Ivan Perisic.

Lexo po ashtu Spanja fiton dramën e penalltive dhe mposht Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

Mbrojtësi i La Rojas, Jordi Alba dhe ai kroat, Martin Erlic, janë dy futbollistët tjerë që përfshihen në garën për notën më të lartë.

Në vijim është vlerësimi i plotë i futbollistëve – sipas SofaScore – në ndeshjen Kroacia 0-0 Spanja. /Telegrafi/

Exit mobile version