Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli janë shquar gjithmonë si një prej çifteve më të pëlqyer të publikut në rrjetet sociale.
Megjithatë, martesa e tyre ka kaluar shpesh herë nëpër kriza dhe duket se edhe për momentin nuk është në gjendjen e saj më të mirë.
Raportohet se lidhja e çiftit Fero dhe Arbenita po kalon nëpër një krizë dhe duket se janë drejt ndarjes.
Emisioni Prive ka marrë vesh nga burime të afërta se dyshja në fjalë i kanë ftohur raportet dhe po kalojnë në një prej periudhave më të vështira të martesës.
Mbetet të shihet nëse është një krizë e përkohshme apo ka vërtet diçka serioze në këtë vend.
Çifti përndryshe i kanë larguar edhe të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale. /Telegrafi/