Ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me krizën energjetike që ka përfshirë vendin tonë.
Ahmeti thotë se askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për krizën energjetike, transmeton Telegrafi.
“Mungesën e progresit mundesh me shpjegu me punën e qeverive të ndryshme 20 vjetet e fundit, por jo edhe regresin! Për që nuk përmirësohet gjendja e dimë që e kanë lënë shumë keq ata tjerët, por që përkeqësohet gjendja nuk iket nga përgjegjësia”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ndryshe, kriza energjetike tash e disa ditë ka prekur vendin tonë, ku qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat që të tejkalohet kriza dhe të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. /Telegrafi/