Në kohën e fushatës zgjedhore të kryetarit aktual të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, fusha apo ndryshe stadiumi në Peran ka qenë një nga premtimet e tij.
Ndërsa, edhe tani kur edhe janë bërë tre vite qeverisje nga i njëjti, projekti akoma nuk është finalizuar, transmeton Telegrafi.
Gjatë javës së kaluar nga asamblistët e opozitës së Podujevës pati kritika e reagime për këtë projekt, ata u shprehen të pakënaqur me gjendjen.
Shih lajmin në këtë link.
Megjithatë, nga komuna e Podujevës, zëdhënësi Fatri Zhitia, në një përgjigjie për Telegrafin, tha se ky projekt është në përfundim dhe koha përfundimtare për mbylljen e projektit është muaji shtator.
“Projekti i fushës së Peranit është në fazën përfundimtare. Për finalizimin e këtij projekti kanë mbetur zhveshtorja dhe rrethoja per t’u vendosur dhe presim që gjatë muajit shtator të përmbyllet ky projekt”, tha ai.
Tutje ai shtoi se kompania punëkryrëse është e obliguar ta bëjë pstrimin përreth.
“Dua të theksoj se para se të bëhet pranimi teknik i projektit, kompania punëkryese është e oblgiuar të bëjë pastrimin e hapësirave përreth stadiumit aty ku ka mbetje të materialeve të punës nga realizimi i projektit”, tha ai. /Telegrafi/