Site icon Telegrafi

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania “Red Mill” del me një sqarim

Të enjten u publikua edhe emblema zyrtare për 17 vjetorin e pavarësisë, por që disa kritika pati për krijuesit e emblemës, ku aluduan se lidhet me partinë Lëvizje Vetëvendosje.

Por, një sqarim gjatë ditës e kanë bërë nga kompania që ka dizajnuar emblemën zyrtare transmeton Telegrafi.

Në sqarim thuhet se shtatëmbëdhjetë vite qëndrese, e shtatëmbëdhjetë vite ëndrra që bëhen realitet.

“Këtë vit, patëm nderin të krijojmë emblemën zyrtare për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës—një simbol që nuk përfaqëson vetëm dizajn, por shpirtin e një kombi. Në shikim të parë, dy forma të guximshme qëndrojnë krah për krah, një jehonë e ndjeshme e numrit 17. Një reflektim i kohës—17 vite pavarësi, festuar më 17 shkurt. Dy shtatëmbëdhjeta, të ndërthurura në kuptim, qëndrojnë si një homazh për rrugëtimin e kaluar dhe atë që ende na pret”, thuhet në njoftim.

Tutje, kanë treguar edhe për format.

“Por shikoni më nga afër, dhe format zbulojnë më shumë. Ato ngrihen si krahë, gati për fluturim, duke mishëruar një vend që gjithmonë synon përpara. Ngjyra e artë pëshpërit triumf, një rrugëtim të shtruar me sukses. E bardha, ngjyra e unitetit, na kujton se së bashku, ne ngrihemi. Çdo vijë është një hap drejt së ardhmes. Çdo kënd, një simbol i progresit. Dhe ashtu si shqiponja që fluturon lart mbi ne, Kosova është gati—për lartësi të reja, horizonte të reja dhe një të ardhme pa kufij. Përqafoni Vizionin. Mirësevini në kapitullin e ardhshëm”./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version