Interi fitoi ndaj Empolit me rezultatin 3-1, ku këtë takim nga minuta e parë e nisën dy futbollistët e Kombëtares së Shqpërisë, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.
Mesfushori i Interit, spikati në këtë duel, duke u shndërruar në protagonist absolut, në fund edhe lojtar i ndeshjes.
Asllani asistoi për golin e dytë të shënuar nga Dumfris, teksa u vlerësua me notën 8.4 nga faqja SofaScore, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes në baze të vlerësimeve.
Asllani e preku 105 herë topin ndërkohë që regjistroi 74 pasime të sakta, fitoi shtatë duele me kundërshtarët si dhe shërbeu tetë topa të gjatë të saktë.
Gjithashtu mesfushori shqiptar regjistroi dhe tre pasime kyçe.
Ndërkohë në krahun tjetër Ismajli u vlerësua me notën 6.6 në këtë përballje, pasi në pjesën e dytë nuk ishte në nivelin e detyrës sikurse në të parën. /Telegrafi/