Kryetari i Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK), pastori Femi Cakolli, ka përgëzuar sot besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve, duke i porositur ata që solidaritetin e tyre ta ndajnë me sa më shumë njerëz të tjerë që jetojnë në fqinjësinë tonë.
“Kjo festë le t’i shërbejë vendit tonë që të mbledhë më shumë forcë e unitet për vepra të qëndrueshme; lutemi që sa më shumë të japë secila dorë e gjithë vendit para shpejtojë sa për të mbledhë; që sa më shumë ta zgjasim këtë dorë kah njëri-tjetri, secili pa përjashtim.
Ne lutemi për paqen e vërtetë të secilit individ me vetën e tij, me të tjerët dhe me Zotin. Lutemi për paqen që tejkalon çdo zgjuarsi ta ketë në jetën tij secila shtëpi shqiptari”, thuhet ndër të tjera në urim, përcjell Telegrafi.