Pamjet e një bishe me “dukje të çuditshme” rreth një parku të Virxhinias Perëndimore kanë lënë banorët dhe ekspertët të hutuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Brittany Keller po shkonte me makinë për në punë më 24 tetor kur ajo e pa për herë të parë kafshën pranë një grupi drerësh në Ritter Park në Huntington.
E habitur, Keller hapi dritaren e saj për të bërë një video në telefonin e saj celular.
“Kur ndalova për të parë më mirë, kuptova se nuk kisha parë diçka të tillë më parë”.
Kur Keller pyeti banorët e tjerë vendas se çfarë mendonin se ishte, ata ishin po aq të habitur, gjithashtu.
Një grua që iu shfaq pamjet në telefonin e Keller u përgjigj: ‘O zot! Por në të vërtetë, çfarë është kjo?’. /Telegrafi/