Site icon Telegrafi

Kreu i NATO-s shmangu pyetjet rreth shëndetit të Bidenit

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg iu shmang sot përgjigjes së pyetjeve në lidhje me shëndetin e presidentit amerikan, Joe Biden përpara samitit të aleancës në Uashington javën e ardhshme, duke thënë se një nga arsyet e suksesit të NATO-s është se ajo qëndron jashtë çështjeve të brendshme politike.

Shëndeti i kandidatit demokrat është bërë një çështje kryesore në fushatën zgjedhore në SHBA pas performancës së dobët në një debat me kundërshtarin republikan, Donald Trump.

Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar se fokusi në aftësitë e Bidenit mund të errësonte samitin e NATO-s, Stoltenberg u përgjigj se takimet mbahen gjithmonë në një kontekst të brendshëm politik.

“NATO duhet të fokusohet tek vetja dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në një konferencë për shtyp para samitit në selinë e NATO-s në Bruksel.

Lexo po ashtu Biden është në telashe të mëdha - çfarë duhet të bëjë nëse dëshiron të fitojë kundër Trumpit

Kur u pyet nëse ai beson se 81-vjeçari është mendërisht dhe fizikisht gati për të udhëhequr anëtarin më të madh bërthamor të NATO-s në vitet e ardhshme dhe nëse ai ka vërejtur një përkeqësim të gjendjes së Biden, Stoltenberg u përgjigj se ai u takua me presidentin amerikan disa javë më parë dhe se ata kishin takime të mira me të në Zyrën Ovale, shkruan reuters.

“Ne kemi bërë përparim në përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s”, tha ai, duke shtuar se përshëndeti udhëheqjen e fortë personale të Bidenit në mbështetje të Ukrainës. Por, ai tha se çdo koment i mëtejshëm mund të jetë i dëmshëm për NATO-n.

“Një nga arsyet pse NATO është e suksesshme është se ne nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme politike”, tha ai.

“Nëse filloj të them ndonjë gjë që mund të më lidhë me diskutimet e vazhdueshme politike në çdo shtet federal, në fakt do ta dobësoj bashkimin”, shtoi norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version