Site icon Telegrafi

“Krenarë që të kemi”, Mërgimi poston fotografi me babain pasi Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni

Një ditë pasi Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni, ka reaguar djali i tij, Mërgim Lushtaku.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi bashkë me babanë e tij, ku mbishkrim ka vendosur “Krenarë që të kemi”, transmeton Telegrafi.

Të premten, avokati Artan Qerkini për media konfirmoi se Sami Lushtaku i është konfiskuar telefoni në zyrat e EULEX-it.

“Z. Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni mobil”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Lexo po ashtu Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni, avokati i tij: Nuk e dimë arsyen, ky veprim bie ndesh me ligjin

Detaje tjera nga rasti ende nuk janë bërë publike, ndërkaq, as vetë Sami Lushtaku nuk ka bërë ndonjë reagim.

Gjatë javës që po lëmë Gjykata Speciale ka zhvilluar disa bastisje në disa lokacione. /Telegrafi/

Exit mobile version