Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij nga takimi me shtabin zgjedhor të PDK-së në Prizren.
“Prizren: Energji e mrekullueshme dhe mobilizim i jashtëzakonshëm! Bashkë, po dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë!”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe energjisë kolektive për të garantuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.