Deputeti nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që ta rris pagën minimale në vend.
Krasniqi përmes një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook, shfaqet me një shportë të produkteve ushqimore, ku thotë se të gjitha i kushtuan 10 euro, e që sipas tij me ato produkte mund të ushqehesh vetëm brenda një dite.
“Kam blerë produktet më të lira, e jo produktet që i blejmë ne deputetët që janë më të shtrenjta. Me këto produkte mund të ushqehesh vetëm brenda një dite. Andaj ata që po ikun nga Kosova kanë arsye kryeministër, sepse nëse punon 7 ditë në javë, 10 orë në ditë dhe në fund nuk mbërrin as me i ngop as fëmijët e tu, edhe ti do të kishe lyp me e lëshu Kosovën z.Kryministër, secili prej nesh do të kishte kërku. Rriteni pagën minimale sepse është 20 herë më e vogël se e juaja, rriteni sepse me këtë pagë minimale, Kosova po bëhet vend i pajetueshëm. Z. Kryeministër, rriteni pagën minimale! Është minimumi që mund të bëni për ata qytetarë, të cilët me 170 euro në muaj nuk mund as të ushqehen mjaftueshëm”, ka thënë Krasniqi/Telegrafi/