Site icon Telegrafi

Krasniqi falënderon qytetarët për mbështetjen masive që po i japin PDK-së: Më 9 shkurt do ta shënojmë fitoren e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive që i kanë dhënë PDK-së në këto 11 ditë të para të fushatës.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se kjo dëshmon që qytetarët kudo në Kosovë dhe ata në mërgatë, janë gati për t’u bashkuar në ndërtimin e një të ardhmeje të re për vendin.

“Ju falënderojmë që po besoni në vizionin tonë dhe po e mbështesni Bedri Hamzën për Kryeministër. Ftoj të gjithë qytetarët që t’i bashkohen takimeve tona në komunat e tjera deri më 9 shkurt. Bashkë, atë mbrëmje, do ta shënojmë fitoren e madhe për Kosovën tonë! #PDK131 #MaMirë”, ka shkruar lideri i PDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version