Site icon Telegrafi

KQZ refuzon kërkesën për referendum konsultativ në Kamenicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj.

KQZ e mori këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur.

Ndërkaq, KQZ-ja ka hedhur poshtë kërkesën e kryetarit të komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati për organizimin e një referendumi konsultativ në këtë komunë, me arsyetimin se mungesa e ligjit të veçantë për referendum pamundëson organizimin e referendumit qytetar në lidhje me reformat në arsim.

Kastrati kishte kërkuar nga KQZ që t’i lejohet organizimi i një referendumi përmes të cilit, sipas tij, qytetarëve do t’iu mundësohet votimi për reformën në sektorin e arsimit, me të cilën reformë parashihet mbyllja e disa shkollave që kanë numër të vogël të nxënësve dhe zgjidhja e problemit që kanë me mësimdhënësit që konsiderohen tepricë./kp/

Exit mobile version