Please enter at least 3 characters.

KQZ publikon shpenzimet e subjekteve politike për tre mujorin e dytë, sa shpenzoi LVV nga buxheti që kishte në dispozicion?

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore (prill, maj qershor 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nga 656,793.36 sa kishin buxhet për tremujorin e dytë të vitit 2025, LVV ka shpenzuar 498,800.63, transmeton Telegrafi.

Mbi 200 mijë euro, LVV ka shpenzuar në mallra dhe shërbime, kurse mbi 9 mijë euro në udhëtime.

LVV gjithashtu ka shpenzuar mbi 65 mijë euro qira, kurse për marketing rreth 32 mijë euro.

Në dreka zyrtare, LVV ka shpenzuar 49 mijë euro.

Shpenzimet e plota të deklaruara mund t'i gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/