Site icon Telegrafi

KQZ e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, transmeton Telegrafi.

“Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Tutje, bëhet e ditur se të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin me logjistikë zgjedhore si dhe për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme, siç janë: Organizimi i punëtorive të përbashkëta; shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura në edukimin e votuesve; shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore dhe të

Gjithashtu, të dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre./Telegrafi/ 

Exit mobile version