Telegrafi

Kovaçevski: Ekziston rrezik real që të pengohet plani evropian dhe të izolohet shteti

“Përfitimet nga BE-ja janë të mëdha dhe nënkuptojnë një të ardhme të sigurt, një jetë më të mirë dhe të rinj më të pasur, të cilët do ta ndërtojnë jetën e tyre në shtëpinë e tyre në vendin e tyre, prandaj çdo gjë që bëjmë sot, e bëjmë nesër për të rinjtë tanë”.

Këtë e tha sonte kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai gjithashtu theksoi se “ka një rrezik të madh dhe real në rrugën tonë evropiane”.

“Ata janë E Majta dhe Dimitar Apasiev. Me populizmin e rrezikshëm, me retorikën e saj anti-BE dhe nxitëse, E Majta po bëhet më e fortë dhe më me ndikim”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se “E Majta” ka marrë plotësisht peng OBRM-PDUKM-në dhe liderin e saj Hristijan Mickoski, i cili siç tha ai është i dobët, pa vizion dhe pa qëndrim.

“Me veprimet e saj “E Majta” është bërë e djathtë, ndërsa Mickoski është në panik dhe vetëm po përpiqet të mos bjerë pas tyre”, ka shtuar Kovaçevski.

Sipas tij, pikërisht për këtë Mickoski thotë me krenari se është vazhdimësi e Vanço Mihailovit dhe po bllokon ligje në Kuvend në mes të krizës dhe 100 milionë euro ndihmë për shtetin.