Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së u shpreh se bashkë me bullgarët edhe hebrenjtë do të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
“Para kësaj konference shtypi kisha mbledhje me përfaqësues të këtij komuniteti. Ata janë këtu dhe në dy ditët e ardhshme do të jenë këtu për ta shënuar 80 vjetorin e kujtimit të hebrenjëve të dëbuar nga Maqedonia në kampin e vdekjes Treblinka”, u shpreh Kovaçevski.
Ai theksoi se bëhet fjalë për 7.144 hebrenjë nga Maqedonia të cilët nga fashistët janë transportuar dhe vrarë në Treblinka dhe se këto janë fakte që askush nuk mund t’i ndryshojë.
“Bashkësia e hebrenjëve tek ne është e rëndësishme dhe ua kam thënë edhe partenrëve të koalicionit se gjatë ndryshimeve kushtetuese edhe hebrenjët do të jenë një nga bashkësitë që do të përfshihen në Kushtetutën tonë’, u shpreh Kovaçevski./Telegrafi/