Edhe kur nuk janë bashkë, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk mund ta ndalojnë veten duke shfaqur publikisht dashurinë e tyre.
Kourtney, postoi në Instagram Story të martën për të treguar veten duke modeluar një gjerdan vezullues me iniciale të të fejuarit të saj.
Ajo u sigurua që të etiketonte stilisten Dani Michelle, e cila me sa duket e kishte bërë këtë pjesë për të.
Kourtney tregoi edhe nga afër gjerdanin, duke i lejuar fansat e saj të shihnin se ‘t’ ishte e mbuluar me detaje të veçanta.
Kujtojmë se kohët e fundit vajza e saj 9-vjeçare krijoi llogari në TikTok, ku edhe ajo shfaqet mjaft shpesh. /Telegafi/