Nikos Kotzias, shef i Diplomacisë greke shpreson se qytetarët do ta mbështetin marrëveshjen për çështjen e emrit të Maqedonisë, përmes referendumit.
Në intervistën e tij për gazetën ruse “Izvestija”, Kotzias theksons e marrëveshja është e mirë, e baraspeshuar dhe fituese për të dy palët, respektivisht win-win.
Sipas tij, ratifikimi i emrit Maqedonia Veriore duhet të bëhet me referendum, që gjithçka të përmbyllet.
Kotzias shprehet se pas ratifikimit, nuk do të ketë pengesë për anëtarësimi e “Maqedonisë Veriore” në NATO dhe BE.
Në intervistën e tij, ai vazhdimisht iu referua Maqedonisë si “Maqedonia Veriore./Telegrafi/