Shumë prej femrave të estradës shqiptare tashmë mbajnë statusin edhe ‘blogere’.
Ato publikojnë në rrjetet e tyre sociale veshje më në trend të momentit, duke krijuar kështu impakt te ndjekësit e tyre të shumtë.
Duket se një nga trendet më të aplikuara të momentit janë kostumet me ngjyra, të cilat i kemi parë te shumë prej këngëtareve shqiptare së fundmi.
Në vazhdim ju prezantojmë me disa nga të famshmet që po aplikojnë një trend të tillë.
Nora Istrefi
Në një set fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja Nora Istrefi u shfaq mjaft atraktive veshur me një kostum të kuq.
Ajo kishte lënë hapur pjesën e dekoltesë, me çka kishte marrë një pamje edhe më seksi.
Tuna Sejdi
Një veshje të ngjashme thuajse e ka pasur edhe këngëtarja e njohur shkupjane, Tuna Sejdi.
Në festën e organizuar e për dyvjetorin e lindjes së djalit të saj, Tuna është dukur tejet tërheqëse në një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të bardhë.
Dhurata Dora
Edhe këngëtarja Dhurata Dora nuk i ka shpëtuar trendit të kostumeve sivjet.
Në klipin e saj të fundit me Soolking, “Zemër”, ajo shfaqet në një prej skenave e veshur me kostum blu, ndërsa lë të hapur pjesën e dekoltesë, me çka merr një pamje pak më provokuese.
Ariana Fejzullahu
Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana Fejzuallhu, është tashmë një ‘blogere’ mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.
Në disa imazhe të ndara me ndjekësit, ajo ka pozuar me një kostum ngjyrë rozë, që vinte mjaft mirë në pah format e saj trupore.
Liberta Spahiu
Ndryshe nga të tjerat, moderatorja Liberta Spahiu zgjodhi të bardhën për paraqitjen e saj të fundit me kostum.
Ashtu si edhe disa nga femrat e lartpërmendura, edhe Spahiu kishte lënë të hapur pjesën e dekoltesë, duke u dukur mjaft tërheqëse. /Telegrafi/