Site icon Telegrafi

Kosovarët paguajnë më së shumti para për të shkuar në Haxh, në rajon çmimet më të lira

Kosovarët paguajnë shumë më shtrenjtë se vendet e tjera të rajonit për të shkruar në Haxh.

Si shtylla e pestë e fesë islame, shkuarja në Haxh besimtarëve myslimanë në Kosovë u kushton më shtrenjtë se atyre të vendeve të rajonit.

Edhe pse me standardin më të ulët, në Kosovë shkuarja në Haxh kushton më se shkuarja nga vendet e tjera.

Sipas të gjeturave të Radios Evropa e Lirë, thuhet se ky udhëtim për myslimanët kosovarë kushton 4 mijë e 800 euro.

Ndërsa, në vendet e rajonit ky çmim është dukshëm më i vogël.Kroaci – 4 mijë e 500, Maqedoni e Veriut – 4 mijë e 100, Bosnja dhe Hercegovina – 4 mijë e 160, Mali i Zi, 3 mijë e 800 dhe nga Serbia – 3 mijë e 600 euro.

Exit mobile version