Telegrafi

Kosova U19 barazon me Shqipërinë në miqësoren e dytë

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka mbyllur në barazim miqësoren e dytë kundër Kombëtares së Shqipërisë U19. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena” u mbyll pa gola (0:0).

Ashtu sikurse edhe në miqësoren e parë, edhe kësaj radhe loja ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që krijuan disa mundësi shënimi, por që nuk ishin në gjendje të gjejnë rrugën e golit.

Përzgjedhësi Adil Maliqi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Art Miftari, Davud Syla, Leon Zeqiraj, Dior Gerbovci, Diamant Lokaj, Elton Krasniqi, Igball Jashari, Elmedin Rama, Larson Ferati, Arjol Bllaca dhe Sead Ahmeti.

U inkuadruan edhe Merlind Kodra, Arijanit Fazlija, Zigur Biqkaj, Leart Prapashtica, Dren Dobruna, Luan Dobra, Indrit Mavraj dhe Pren Gjini.

Këto dy miqësore, të cilat ishin ndeshjet e para me këtë gjeneratë, do t’i shërbejnë përzgjedhësit të ri Adil Maliqi që ta përgatisë sa më mirë ekipin për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmopshe, të cilat do të zhvillohen në vjeshtë.