Site icon Telegrafi

Kosova U-17 e humbi miqësoren e parë nga Shqipëria

(Foto: ffk-kosova.com)

Skuadra e Kosovës U-17 ka pësuar humbje në miqësoren e parë kundër ekipit të Shqipërisë të kësaj grupmoshe.

Ndeshja e zhvilluar të martën në “Kukës Arena” është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të kuqezinjve.

Golin e fitores për Shqipërinë e realizoi Adi Kurtinë minutën e 25-të, pasi paraprakisht Dejvi Metaj fitoi një penallti, pasi u ndal brenda zonës nga mbrojtësit tanë.

Pas këtij goli djelmoshat e përzgjedhësit Arsim Abazi u përpoqën që të gjejnë hapësira në mbrojtjen rivale për të barazuar shifrat, por me gjithë dëshirën e madhe nuk ia arritën qëllimit.

Miqësorja e dytë ndërmjet këtyre dy ekipeve do të luhet pas dy ditësh sërish në Kukës. Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Abazi për ta parë formën e lojtarëve dhe për të pazgjedhur më të mirët për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023 që do të zhvillohen në vjeshtë, e ku Kosova bën pjesë në Grupin 8 së bashku me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.

Nga afër këtë takim e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi.

Exit mobile version