Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Qipros të martën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Pas humbjes nga Irlanda e Veriut, Dardanët synojnë të rikthehen te fitoret, teksa në rast humbje mund të mbeten të fundit në grup.
Por për duelin ndaj Qipros, Dardanët mund të kenë dy mungesa të mëdha si ajo e kapitenit Amir Rrahmani dhe portierit Arijanet Muric.
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka konfirmuar se dyshja kanë lëndime dhe do të shikohet deri në momentin e fundit gjendja e tyre.
Aro ka qenë fantastik me pritjet e tij në ndeshjen e fundit, derisa kapiteni Amir Rrahmani mungoi në sfidën e fundit.
“Jemi duke përcjellë gjendjen e Aro Muric dhe Amir Rrahmani pasi kanë lëndime dhe do të shohim nëse mund të bëhen gati për nesër”, tha Giresse. /Telegrafi/