Site icon Telegrafi

Kosova përfiton 100 milionë euro kredi nga KE-ja në luftën kundër pandemisë COVID-19

Kosova është në mesin e vendeve që do të përfitojë nga fondi prej 3 miliardë eurosh i Komisionit Evropian në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Vendi ynë nga ky fond do të përfitoj 100 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëspresidenti për ekonomi i KE-së, Vladis Dembrovskis.

“Pakoja jonë mbështetëse për vendet që përballen me ndikiminin nga Coronavirusi do të sigurojë 3 miliardë euro kredi për 10 vende, me kushte të favorshme”, shkruan Dembrovskis në Twitter.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do jenë për Ukrainën në vlerë prej 1.2 miliard euro, e ndjekur nga Tunizia me 600 milionë euro, Bosnja e Hercegovina me 250 milionë euro, Jordania me 200 milionë euro, Shqipëria me 180 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 160 milionë euro, Gjeorgjia me 150 milionë euro, Kosova dhe Moldavia me nga 100 milionë euro dhe Mali i Zi me 60 milionë euro.

Ditë më parë, Qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar nismën për negocimin e paketës së marrëveshjeve me institucionet ndërkombëtare financiare me qëllim të sigurimit të kredive për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Coronavirusit.

Kufiri i përgjithshëm i autorizimit të dhënë sipas këtij vendimi për marrëveshjet financiare të huasë është 250 milionë euro ose ekuivalent, me afat të maturimit deri në 15 vite dhe me normë të interesi jo më të lartë se 3 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version