Kosova U-19 sot do ta zhvillojë ndeshje miqësore me moshatarët e tij tyre të Shqipërisë.
Kjo miqësore do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00.
Ndërkohë, miqësorja e dytë ndërmjet tyre do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta parë formën e ekipit dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Kombëtarja U19 është grumbulluar në hotel “Venus”, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.