Blogeri amerikan Alan që jeton dhe vepron në Los Angeles, ka vizituar së fundmi Kosovën, ku përmes videos së postuar në profilin e tij, ka përshkruar me pak fjalë jetën, rininë dhe mikpritjen që e dhuron populli shqiptar në Kosovë.
Thotë se pavarësisht që ka vetëm 14 vite që është pavarësuar, Kosovën e kanë njohur gjysma e botës dhe përshtypje të madhe i ka bërë rinia e vendit tonë, transmeton Telegrafi.
Alan thotë se kosovarët lëre që kanë rininë e bukur, por edhe motivi i tyre është inspirues për të tjerët.
Madje në vizitën e tij nëpër sheshin e Prishtinës, ka takuar shumë të rinj që në mënyrë të rrjedhshme flisnin gjuhën angleze, fakt tjetër ky që i ka bërë shumë përshtypje blegërit amerikan.
Ata nuk hezituan t’i shprehin ëndrrat dhe ambiciet e tyre – duke filluar nga ata që synonin të bëhen dizajner e deri te të tjerët që preferojnë librat.
Më poshtë gjeni videon e blegërit amerikan, i cili dukej i lumtur derisa shëtiste rrugëve të kryeqytetit të Kosovës. /Telegrafi/