Site icon Telegrafi

Kosova në kualifikimet për “Eurobasket 2017”

Që nga pranimi i Kosovës në FIBA në mars të këtij viti, në kualifikime kanë marrë pjesë ekipet U16 dhe U20.

Kurse, përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (meshkujt) do të jetë pjesëmarrëse në kualifikimet për “Eurobasket 2017″.

Kjo është bërë e ditur nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Leart Hoxha.

Ai ka treguar se tashmë FBK-ja ka marrë ftesën nga FIBA Europe, e cila deri në fund të këtij muaji do ta njoftojë edhe me procedurën për të aplikuar për pjesëmarrje në eliminatore për “Eurobasket 2017″.

Shorti për grupet kualifikuese për “Eurobasket 2017″ do të hidhet më 22 janar të vitit të ardhshëm.

“”Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar ftesën dhe deri në fund të këtij muaji do të na njoftojë edhe me procedurën për të aplikuar për kualifikime”, ka theksuar ai.
 

Exit mobile version