Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer stërvitjeve pas miqësores ndaj Jordanisë.
Në seancën e sotme kanë stërvitur vetëm futbollistët që ishin më pak të angazhuar dhe ata që nuk luajtën në ndeshjen e mbrëmshme, teksa pjesa tjetër kanë bërë rigjenerim në hotel.
Edhe pse ishte vetëm një miqësore, humbja nga Jordania ka bërë që zhgënjimi tek lojtarët të jetë evident dhe tashmë në ditët e mbetura deri tek dueli me Greqinë duhet të punohet në ngritjen e morali i ekipit, në mënyrë që në Athinë të kemi paraqitje sa më të mirë.
Ndeshjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë të dielën në udhëtim te Greqia.
Takimi i së dielës mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në Athinë me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/