Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Kosovës, Dafina Gexha-Bunjaku, bashkë me zëvendësministrin Arsim Berisha ishin nikoqir të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila qëndroi sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në një konferencë të mbajtur për media, Gexha-Bunjaku tha se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë duhet të rritet dhe se marrëveshjet që janë duke u përgatitur midis dy ministrive respektive do t’i shërbejnë këtë qëllimi.
“Sot, më 10 qershor, në emër të kabinetit jam shumë mirënjohëse për vizitën tuaj, e cila është më shumë se ndërshtetërore. MSh qëndron fort në bashkëpunim me qellim të përfarimit të dy republikave”.
“Me qytetarin në rrafsh të parë, duhet të sigurojmë sisteme shëndetësore të qasshme. Sistemet shëndetësore duhet të rriten dhe më shumë bashkëpunimin”, deklaroi ajo.
Ndërsa, Manastirliu tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt për Ministrinë e Shëndetësisë dhe sektorin shëndetësor kosovar në përgjithësi.
“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit”.
“Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë”, u shpreh ajo.
Ministrja Manastirliu tha se bashkëpunimi dhe shërbimet shëndetësore midis dy shteteve duhet të rriten. Përveç bashkëpunimit ndërkufitar në shëndetësi, ajo përmendi edhe shërbimet e fushës së kardiokirurgjisë.
“Shqipëria ka hapur qendrën e dytë kardiokirurgjike, për të pasur më shumë mbulim në këtë drejtim. Patjetër që e mundëson lëvizjen të kardiokirurgëve për të ardhur në Kosovë”, pohoi ajo.
“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit”.
“Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë.
Nga ana e saj, zëvendësministrja Gexha-Bunjaku theksoi gatishmërinë e palës kosovare për të kontribuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme në shëndetësi dhe për të vijuar me shërbime shëndetësore për qytetarët e veriut të Shqipërisë në spitalet dhe institucionet shëndetësore të Kosovës. /Telegrafi/