Site icon Telegrafi

Kosova dhe Ishujt Faroe sot mbajnë stërvitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur mbarë kampanjën kualifikuese në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë marrë një barazim pa gola në udhëtim te Azerbajxhani 0-0.

Ndeshjen e dytë Përfaqësuesja jonë e zhvillon në Prishtinë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Ishujve Faroe.

Kësisoj sot të dyja Përfaqësueset do të mbajnë stërvitjet e fundit por edhe konferencën për shtyp.

“Më 9 shtator, do të mbahen konferencat për media si dhe stërvitjet e të dyja kombëtareve para ndeshjes Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45″.

“Në stërvitjet e kombëtareve mediat do të mund të bëjnë foto-xhirime vetëm në 15 minutat e para, më pas stërvitjet do të jenë të mbyllura”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Dita/Data: E diel, 9 shtator
Vendi: Stadiumi “Fadil Vokrri”
ora: 16:30 – Konferenca e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 17:00 – Stërvitja e Kombëtares së Ishujve Faroe
ora: 18:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
ora: 19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës

Exit mobile version