Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, duke uruar ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës, ka thënë se kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve pa marrë parasysh pengesat.
“Urime dita e Pashkëve të gjithë pjesëtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës. Ndërsa reflektojmë për një vit sfidues, sot kjo ditë na kujton fuqinë e vetë-përmirësimit dhe këmbënguljes së kosovarëve të zakonshëm, pa marrë parasysh pengesat”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter. /Telegrafi/
A happy and blessed Easter to members of Kosovo's Orthodox community. As we reflect on a challenging year, today is a reminder of the power of self-renewal and the perseverance of ordinary Kosovans, no matter the obstacle.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 2, 2021