Site icon Telegrafi

Kosnett, politikanëve të Kosovës: Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka dhënë një porosi për politikanët kosovarë, në ditën kur një delegacion i lartë i SHBA-sëpo qëndron për vizitë në Kosovë.

Ambasadori amerikan ka cituar një thënie të Martin Luter Kingut, si porosi për liderët e Kosovës “Është gjithmonë koha e duhur, për të bërë gjënë e duhur”.

“Martin Luther King Jr. dikur thoshte ‘Koha është gjithmonë e drejtë për të bërë atë që është e drejtë’. Një kujtesë e mirë për politikanët në Kosovë….”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version