Site icon Telegrafi

Kosnett për procesin e dialogut: Bota nuk pret

Foto: Arkiv

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, është deklaruar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, për vazhdimin e të cilit kandidati për kryeministër Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se është prioriteti i katërt i platformës së qeverisjes së tij.

Kosnett ka thënë se “bota nuk pret”, duke konsistuar në dhënien e prioritetit të procesit të dialogut. Ai ka marrë për referencë diskursin për përshpejtimin e dialogut mes dy vendeve nga një qeverisje e kaluar amerikane, pa ia përmendur emrin.

“Kur Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë – përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se në dy vjetët e parë, katër vjetët e parë do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, andaj nuk do të lidhesha shumë për këtë pikë”, tha diplomati amerikan për t7.

Exit mobile version