Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur se do të largohet nga Kosova, ndërsa në vend të tij do të jetë zëvendësambasadori Nick Giacobbe, i ngarkuar me punë deri në ardhjen e ambasadorit të ardhshëm.
Kosnett shkruan në Twitter se po largohet me bindjen se populli i Kosovës do të ndërtojë të ardhme të sigurt për të gjithë.
“Duke qenë ambasador i SHBA-ve në Kosovë ka qenë një nder i jashtëzakonshëm. Unë largohem me bindjen në aftësinë e popullit të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, duke e ditur se shoku dhe zëvendësambasadori Nick Giacobbe do të jetë i ngarkuar me punë deri në ardhjen e Ambasadorit të ardhshëm”, shkruan Kosnett.
Ndryshe, mandati trevjeçar i Kosnettit përfundon në fund të vitit.
Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë është emëruar Jeffrey M. Hovenier, por ai duhet të konfirmohet nga Senati amerikan.
Ai është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. /Telegrafi/
Being U.S. Ambassador to Kosovo has been a tremendous honor. I depart confident in the ability of Kosovo’s people to build a better future for all, knowing my friend and deputy Nick Giacobbe will be an outstanding Chargé d’Affaires until the arrival of the next Ambassador. pic.twitter.com/oY6oQpGDNW
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) September 17, 2021