Please enter at least 3 characters.

Kosnett kërkon nga ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim dhe korrupsion

2019/11/Hapet-Java-Kunder-Korrupsionit-Philip-S-Kosnett-foto-Ridvan-Slivova-19.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka kërkuar nga ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion.

“Kohët e fundit kemi publikuar linjën tonë për raportimin e supozuar të parregullsive në punësimin dhe prokurimin e Ambasadës. Ne sfidojmë ministritë dhe komunat e Kosovës që të publikojnë procedurat e tyre për raportimin dhe hetimin e pretendimeve për mashtrim dhe korrupsion”, ka shkruar Kosnett në Twitter. /Telegrafi/