Site icon Telegrafi

Korrigjohet Zemaj: Fitorja e LDK-së në Istog, punë e kryer

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka sqaruar se deklarimet e tij për rinumërim votash në Istog, nuk nënkuptojnë qëndrim të subjektit të tij partiak.

Ky korrigjim i Zemajt vjen pasi në Info Magazinën e sotme të Klan Kosovës, deklaroi se pranon që të hapen kutitë e votave për rinumërim në Komunën e Istogut ndonëse rezultatet shpallën fitues kandidatin e tyre Haki Rugovën.

“Pjesa ime nga Intervista ne KlanKosova, për ‘rinumërimin në Istog’ nuk nënkupton as qëndrimin e subjektit as logjikën se diçka ka qenë në kundërshtim me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Duke marrë për bazë transparencën e procesit dhe pavarësinë ligjore, ajo që dihet dhe është parë është se ky proces ka përfunduar nga i cili kemi një rezultat fitues dhe i përfunduar për qytetarët e Istogut.

Kërkoj mirëkuptim nga mediumi dhe mediat tjera që kanë nxjerr titullin me këtë kontekst”, është shprehur Zemaj, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version