Site icon Telegrafi

Kore kundër ardhjes së Romelu Lukakut – Juventusi zhvillon miqësoren tradicionale duke shënuar tetë gola, Kai Jorge kthehet me het-trik

Tifozët e Juventusit bënë që zëri i tyre të dëgjohet menjëherë në miqësoren e sotme tradicionale parasezonale, duke brohoritur vazhdimisht “nuk e duan” Romelu Lukakun dhe në fund u futën edhe në fushë duke i përsëritur koret.

Bianconerët zhvillojnë gjithmonë një ndeshje mes ekipeve të parë dhe atyre të të rinjve, e cila zakonisht luhet në terrenin stërvitor, por këtë sezon u zhvendos në stadiumin ‘Allianz Juventus’ ku ishin mbi 20,000 tifozë.

Ishte gjithashtu një mundësi për tifozët që t’i dërgonin një mesazh hierarkisë së klubit dhe trajnerit Max Allegri, veçanërisht pasi kreu i familjes që menaxhon klubin, John Elkann ishte i pranishëm në tribuna.

Sapo filloi ndeshja kundër skuadrës së Juventus Next Gen, turma brohoi: ‘Nuk e duam Lukakun’.

Negociatat janë ende duke vazhduar për një marrëveshje shkëmbimi që do ta shihte Dusan Vlahovicin të transferohej te Chelsea në këmbim të Lukakut plus para, ku raportohet për një shumë prej 30-35 milionë euro.

Ekipi i parë i Juventusit shënoi fitore me rezultat 8-0, ku Kaio Jorge shënoi he-trik, Vlahovic shtoi dy gola, ndërsa nga një herë shënuan Moise Kean, Arek Milik dhe Dean Huijsen.

Kjo ishte paraqitja e parë e Kaio Jorge që nga një seri katastrofike dëmtimesh që filloi në shkurt 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version